Kampioni i Botës: Ja sulmuesi më i vështirë që jam përballur

Hugo Loris fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi duke i dhuruar vendin të tij triumfin e dytë historik.

Portieri i Lyonit ishte i pazëvendësueshëm dhe kapiten me Kombëtaren e tij. Ai ka folur për kundërshtarin më të vështirë që është përballur ndonjëherë.

Sipas tij, Raul ishte shumë i frikshëm kur ishte para tij si në kohën me Real Madridin ashtu edhe me Schalken.

“Është e vështirë të zgjedhësh një” tha Lloris në RMC Sport.

“Një lojtar si Raul, u përball kur ai ishte në Real Madrid dhe Schalke ai gjithmonë e kishte atë shikim të shpejtë tek portieri, ku ai ishte i pozicionuar dhe ai gjuante në varësi të kësaj”.

“Pas kësaj, janë Suarez, Messi e të tjerë që nuk kam nevojë t’i paraqes”.

Raul konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë spanjollë të të gjitha kohërave dhe është i dyti pas Cristiano Ronaldos në listën e golashënuesve të Real Madridit me 323 gola.

Raul kurrë nuk arriti të shënojë Lloris.