AMA fiku sinjalin, aktivisti zbulon shumën e madhe që fituan kompanitë e dekoderave

Aktivisti Zirkon Disha i ftuar në studion e SYRI.net është shprehur se ajo që bëri Autoriteti i Mediave Audiovizive ishte një akt korrupsioni i pastër.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Disha ka zbuluar edhe faktin se brenda 24 orësh janë shitur rreth 20 mijë dekoderë për të marrë sinjalin.

Sipas aktivistit të shoqërisë civile, kompanitë që shitën dekoderët kanë fituar 5 milionë euro.

‘Në BE kjo është implementuar pa patur trauma, kurse në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Nuk kishte fushatë sensibilizuese.

Duhet parë vendimi i AMA pasi brenda 24 orëve ndryshoi vendimin.

Është e drejte kushtetuese që qytetari të informohet.

Kjo mundësi që garanton kushtetuta u hoq në mënyrë arrogante.

Qyteatrët u përballën me një ngjarje dhe u kapën të papërgastitur.

Menjëherë qeveria nisi fushatën e propagandës që qeveria e bën në mënyrë të përkryer.

Ndërkohë del shefi i AMA dhe thotë që 70 % e njerëzve nuk kanë dekodera.

AMA në të vërtetë nuk e ka kryer detyrën e saj të informimit të opinionit publik.

Është krim ti heqësh të drejtën e informimit qytetarit.

Kreu i AMA duhet të ishte shkarkuar menjëherë.

Bordi duhet të japë llogari para qytetarëve.

Kjo është një aferë e pastër korruptive. Kjo për faktin se qytetarët ju drejtuan dyqaneve për të blerë dekodera. AMA nuk kreu detyrën dhe kjo duhet hetuar.

Goli i bërë është 5 milion euro. Pra brenda 24 orëve, kompanitë kanë fituar 5 milion euro, nga dekoderat e mbajtur stok të cilët janë shitur gjatë këtyre dy ditëve’, tha Zirkon Disha në SYRI.net.