'Prokuroria të hetojë çështjen e sinjalit analog dhe dekoderave'

Gazetari Rezart Lahi, i ftuar në edicionin e lajmeve të SYRI.net ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë çështjen e fikjes e më pas rindezjes së sinjaleve analoge.

Ai tha se në këtë ngjarje, ka hapësira të shumta që duhen hetuar.

Lahi shtoi se "njerëzit u gjetën të papërgatirur pasi afati u shty disa herë. Ka tre vjet që vazhdon kjo histori dhe brenda nje dite pastaj u bë eksperiment social. Prokuroria duhet të jetojë cështjen e dekoderave. Pse dekoderat e një kompanie nuk mund të hapin atë të kompanive tjera.

Ka shumë hapësirë për të hetuar në këtë cështje", tha ndër të tjera gazetari Rezart Lahi.