PDIU del nga koalicioni me Ramën, nis bisedimet me opozitën

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dalë zyrtarisht nga koalicioni me mazhorancën e Edi Ramës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme ka vendosur që të mandatojë kryetarin Shpëtim Idrizi që të zhvillojë negociata me opozitën.

Gjatë fjalës së tij nga ky takim, Shpëtim Idrizi akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij sidomos për marrëveshjen e fshehtë me Greqinë dhe fshirjen e çështje çame.