FOTO/ Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra fillon nga ‘qarjen e halleve’

Pas gati një viti nga fejesa, Seldi dhe Mimoza i dhanë fund duke u ndarë, një lajm që i habiti të gjithë pasi çifti dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Shkak i ndarjes u tha se ishte distanca pasi Seldi jeton në Tiranë e Mimoza në Zvicër.

Një tjetër detaj që u vu re ishte fakti që dy këngëtarët fshinë fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale. Pavarësisht zhurmës që ka bërë në media ndarja e tyre, Seldi dhe Mimoza kanë preferuar mos të flasin publikisht.

Ndërkohë hallet e pas ndarjes Mimoza po i qan me shoqet e saj. “Fol e fol na është ftof darka”, shkruan këngëtarja në foton e saj të fundit.