FOTO/ Tërmeti ndjek modën e Shefit të tij, ja si ka vajtur në Kuvend

Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi,  i cili u bë i famshëm për shprehjen ‘fitore publiçitare’, sërish është bërë pjesë e mediave për shkak të paraqitjes së tij.

Peçi është fotografuar në Parlament nën shoqërinë e disa deputetëve me atlete të bardha, bluzë të bardhë pambuku, në kulmin e sportivitetit të tij ndërkohë që për veshjet në Kuvend deputetët kanë një kod etik, pak më zyrtarë.

Ai u pa duke hyrë në Parlament dhe nuk dihet arsyeja pse kryetari i Bashkisë Tepelenë po shkonte aty, por nga veshja mesa duket po ndjek modën, ose po ndjek kryeministrin Rama.