Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Firenze shpërndante kokainë në shtëpi me motor

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi përdorte skuterin e një mikut të tij për të ofruar kokainë në shtëpi.

I riu 24-vjeçar u ndalua dje nga policia në rrugën Landucci të Firenzes, pasi u vu re duke i dhënë një dozë kokainë dy burrave në një makinë. 

Në xhepat e tij të pantallonave, ai kishte edhe 25 doza të tjera me një total prej 40 gramësh.

Ditët e fundit, i riu ishte parë duke kryer dërgesa të dyshimta në zonat e Coverciano dhe Campo di Marte. Kjo bëri, që hetuesit të rrisnin monitorimin ndaj tij.