Shqipëria U-21 luan miqësoren e luksit përballë Italisë, ja formacionet...

Sot në orën 18:30 Shqipëria U-21 do të sfidojë Italinë në “Sardegna Arena”, në Cagliari, në një miqësore luksi për ne.

Italia kërkon të lërë pas humbjen e thellë pësuar javën e shkuar në miqësore në Sllovaki (3-0), ndërsa po provon lojtarë e skema, sepse do të organizojë Euro 2019 dhe synon të bëjë figurë të mirë në shtëpi.

Trajneri Alban Bushi ka afruar shumë lojtarë të moshës 19-20 vjeç dhe do të bëjë eksperimente, por natyrisht një rezultat pozitiv do të vlente shumë.

Formacionet e mundshme:

Italia U-21 (4-3-3): Scuffet; Calabria, Luperto, Mancini, Pezzella; Murgia, Locatelli, Pessina; Vido, Cutrone, Parigini.

Shqipëria U-21 (4-2-3-1): Selmani; Kryeziu, Maloku, Tafa, Hakaj; Bare, Ramadani; Abazaj, Selahi, Seferi; Hebaj.