FOTO/ Shqiptari arratiset nga spitali dhe godet policët, ja me sa vjet burg u dënua në Itali. Emri

Një i ri shqiptar u dënua me 5 vite burgim gjatë një procesi gjyqësor me procedurë të shkurtuar në Itali.

Prokurori Marika Ponziani kishte kërkuar për 23-vjeçarin shqiptar, Mariglen Cybi, katër vjet burgim.

I njohur ndryshe edhe si Davide De Gaetano, shqiptari u arratis më 5 gusht të vitit 2017 nga spitali, ku ndodhej i shtruar.

Shqiptari ishte plagosur gjatë një ndjekjeje pas tentativës për vjedhjen e një makine në Spoltore. Nën justifikimin se po shkonte në banjë, atij i ishin hequr prangat. I riu goditi oficerët duke u arratisur.

Megjithatë, në muajin qershor të këtij viti, ai u arrestua në Romë për disa akuza, si lëndime personale, vjedhje makinash, posedim armësh, etj.

Mediat italiane shkruajnë se dikush e kishte ndihmuar atë të fshihej gjatë gjithë asaj kohe, por ende nuk dihet se kush është bashkëpunëtori.

Mariglen Cybi u arrestua në Dragonara pas një ndjekje të rrezikshme të nisur në Spoltore, ndjekje e cila përfundoi me aksidentimin e makinës. Bashkëpunëtorët e tij arritën të iknin.

Çdo gjë fillon në orën 2:00 kur një person vuri re në Spoltore, disa hajdutë që po përpiqeshin të grabisnin një makinë të parkuar në Dante. Tre patrulla policie mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Pasi u zbuluan, ata ikën në bordin e një Audi A6, i gjithashtu i vjedhur në Porto D'Ascoli. Ata u nisën me shpejtësi marramendëse në drejtim të Chieti.

Ndjekja e "çmendur" përfundoi në Dragonara, ku banditët humbën kontrollin e automjetit, duke u përplasur në pjesën anësore të rrugës. Teksa bashkëpunëtorët arritën të iknin, Cybi u arrestua. Brenda makinës u gjetën sende të shumta të vjedhura si dhe armë.