Akuzohet se abuzoi me vajzën e mitur, reagon ish-deputeti i Kosovës

Ish ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Numan Baliç, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajze të mitur mohon akuzat.

“Të gjitha këto janë shpifje e mediave”, citohet të ketë thënë  ai për “Express”.

Më herët, mediat në Kosovë raportuan se 60-vjeçari është kallëzuar nga e ëma e një vajze 17 vjeçe e komunitetit boshnjak, Selma M.., duke thënë se politikani ka abuzuar me të bijën. Pas marrjes së denoncimit, organet ligjzbatuese kanë marrë në pyetje ish-zv/ministrin Balic, i cili më pas është liruar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.

“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.