Zjarri grek, peshkatari shqiptar dhe dy egjiptianë marrin shtetësinë greke për aktin e tyre heroik

Ministri i Egjiptit për Diasporën dhe Politikën e Migracionit, Nabila Makram, ka shprehur kënaqësinë e madhe dhe ka ofruar urimet e saj më të ngrohta për vetë-sakrificën e treguar nga peshkatarët egjiptianë të cilët ndihmuan në shpëtimin e jetës njerëzore gjatë zjarreve vdekjeprurëse në Mati, duke sfiduar rrezikun.
 
Peshkatarët egjiptianë morën shtetësinë greke nga autoritetet greke si shënjë mirënjohje për aktin e tyre.
 
Bashkë me ta një nderim të tillë e mori edhe një peshkatar shqiptar, i cili së bashku me kolegët egjiptianë sakrifikuan jetën e tyre për shpëtimin e viktimave të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu periferinë e Athinës dhe që shkaktoi 97 të vdekur.
 
"Ju ishit ambasadorë më të mirë të Egjiptit dhe treguat guximin dhe humanizmin tuaj të vërtetë duke shpëtuar njerëzit që ishin në rrezik nga zjarri në Attikë", tha Makram në një intervistë me Agjencinë e lajmeve (ANA).
 
Ministri falënderoi kryeministrin grek Alexis Tsipras për vendimin e tij për dhënien e shtetësisë greke dy peshkatarëve egjiptianë.
 
Të martën Tsipras shkroi se "peshkatarët e Nea Makrit, vendasit dhe emigrantët, luftuan heroikisht gjatë tragjedisë për të shpëtuar jetët që ishin në rrezik. Greqia njeh vetëflijimin e tyre dhe ne i falënderojmë ata. "
 
Një përfaqësues i peshkatarëve të Nea Makrit kërkoi që Kryeministri tu japë shtetësinë greke tre peshkatarëve, dy egjiptianë dhe një shtetas shqiptar, për veprimin e tyre heroik dhe vetëmohues.
 
Të tre, tha ai, u hodhën në det për t'i tërhequr njerëzit në anije, pavarësisht nga rrethanat që kërcënonin jetën. Secili ka jetuar në Greqi për të paktën 22 vjet, vuri në dukje ai.
 
Tsipras u përgjigj: "Ne tashmë i konsiderojmë këta tre peshkatarë si grekë", dhe tha se i ka dhënë udhëzimet e Ministrisë së Brendshme për të marrë në shqyrtim rastin e tyre. Pergatiti SYRI.net