Drake turpërohet publikisht, i dalin mesazhet private

Drake është një ndër reperët më të pëlqyer dhe tërheqës në industrinë e muzikës. Vështirë të mendonim se do kishte ndonjë femër se mund t’i thoshte ‘JO’ atij, por ja që edhe ka ndodhur.

Ai para disa kohësh ka ngacmuar dhe i ka shkruar modeles së njohur Heidi Klumm. Kjo e fundit e ka treguar gjatë intervistës me Ellen DeGeneres se Drake ka tentuar që të flirtonte me të, por që nuk ia ka dalë.

“Nuk e mbaj mend kur ishte, por unë nuk e kisha numrin e tij, as ai nuk e kishte. Dikush që unë e njoh dhe që mund të njohë edhe të do t’ia ketë dhënë numrin tim dhe atëherë ai më shkruajti. Kur lexova mesazhin isha duke thënë me vetë ‘O Zot! Kjo është shumë e çuditshme’, është shprehur ajo tek Ellen, ndërkohë që ka shtuar se ajo kurrë nuk i ka kthyer mesazh atij sepse kishte gjetur dashurinë e jetës.