Mancini e dërgoi ‘100 kilëshin’ Balotelli në tribunë

Mario Balotelli duket se nuk po kalon momente të mira te kombëtarja italiane.

Sulmuesi luajti për plot 76-të minuta në ndeshjen me Poloninë, por nuk arriti të linte gjurmë në ndeshje, madje pas saj u përball me kritika të shumta.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Portugalisë, trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, vendosi që ta dërgojë në tribunë lojtarin pasi nuk ishte në kushte të mira fizike.

Por interesant është fakti që ka nxjerrë e përditshmja franceze “L’Equipe” teksa bën me dije se kur lojtari shkoi të klubi i Nisës në korrik peshonte plot 100 kilogram duke qenë 6 kilogram mbi peshë.

Megjithatë trajneri e aktivizoi në ndeshjen kundër Lionit.