Abuzimi me ‘Velieren’ në Durrës, prokuroria pro mbylljes së hetimve

Pas debateve të shumta dhe protestave të Shoqërisë civile per zonën e mbrojtur arkelogjike të Durrësit nisi edhe një çeshtje penale.

Por Prokuroria e Durrësit pritete ti sugjerojë gjykatës mbylljen e hetimeve për çështjen‘Velierën’.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se nuk është konstatuar shkelje, dhe se nuk ka vepër penale. Si e tillë prokuroria sugjeron mbylljen e hetimeve.

Po të njëjtat burime thonë për ora neës, se gjatë hetimeve intesive, nuk u konstatua të kishte vepër penale

Më 14 shtator do vendoset përfundimisht fati i ‘Velierës’, e cila varet nga Gjykata e Apelit në Tiranë.