Qeveria ‘zbythet’ nga presioni i publikut, AMA rindez sinjalet analoge

AMA ka njoftuar se ka shtyrë me 4 muaj fikjen e transmetuesve analogë.

Sinjali i tyre do të fiket sërish më datë 15 janar 2019.

Duket se presioni i jashtëzakonshëm i publikut, ka bërë që qeveria të tërhiqet përkohësisht nga vendimi absurd për fikjen e sinjaleve analoge. 

"Ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky proces. Nuk ka të humbur nga ky procces: Qytetarët që kanë blerë dekoderët mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që nuk i kanë blerë, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat. 

Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetive dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të liccensuara nga Autoriteti i Mediave”, tha Gentian Sala, kreu i AMA-s.