Panucci ‘shpërthen’ kundër lojtarëve: Ja fajtori i humbjes ndaj Skocisë

Christian Panucci i ka vendosur fajin repartit të mbrojtjes për humbjen 2-0 përballë Skocisë në Ligën e Kombeve.

Në një reagim për Televizionin Publik Shqiptar, tekniku italian ka kritikuar lojtarët kuqezinj për performancën e dobët në fushën e blertë, shkruan SYRI.net.

Ai theksoi se mbrojtja duhet të punojë shumë për të përmirësuar.

“Jam koshient për pikat e dobëta që kemi. Duhet të na shërbejë kjo ndeshje për të korrigjuar defektet dhe për të vazhduar përpara”, tha ai.

“Kemi probleme të mëdha në mbrojtje dhe duhet të punojmë shumë. Duhet të jemi të ashpër në mbrojtje, nëse nuk i rregullojmë këto probleme do ta kemi të pamundur për të ecur përpara.

Ky është reparti që duhet të bëjë shumë punë pasi kemi mangësi të mëdha. Tentuam të dilnim përpara por e kishim të pamundur”, theksoi Panucci.