VIDEO/ Aktori i njohur shan shqip në serialin turk

Me origjinë është shqiptar por fama e tij më e madhe është në shtetin turk.

Aktori Nik Xhelilaj së fundmi është bërë pjesë e serialit “Nefes‘ Nefese”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur turk Sükrü Özyildiz.

Në episodin e pestë të kësaj serie, në pjesën e tij, përveç tekstit në gjuhën turke, Nik përdor edhe disa fjalë në gjuhën shqipe, faktikisht shan shqip.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë këtë pjesë, duke u krenuar që ka arritur të flasë shqip në një serial, që ka filluar të ketë shikueshmëri të madhe në Turqi.

Kujtojmë që Nik ka qenë pjesë e disa serive dhe filmave turq, duke hyrë kështu në listën e shqiptarëve më të suksesshëm në botë.