FOTO/ AMA fik sinjalin e TV, qytetarët nuk u informuan dhe ja kush po përfiton

AMA ka mbyllur sot transmetimet analoge në Tiranë e Durrës duke lënë në terr informativ 1/3 e Shqipërisë.

Mijëra qytetarë sot janë ankuar për faktin se nuk janë informuar në lidhje me këtë që do të ndodhte.

Në një deklaratë të mbrëmjes së sotme, kreu i AMA-s Gentian Sala pretendoi se institucioni që ai drejton ka 1 vit që bën fushatë.

Por në fakt realiteti tregon të kundërtën. Vetëm në 3 ditët e fundit televizionet kanë dhënë nga një flash informativ se çfarë do të ndodhte.

Por duket se mos informimi i qytetarëve ka qenë i qëllimshëm, që të përfintojnë disa kompani në treg që shesin dekordera.

Në fakt gjithkush që ka një televizor të prodhuar vitet e fundit e ka të përfshirë dekoderin dhe nuk ka nevojë të blejë një tjetër.

Por edhe këtë AMA nuk e ka bërë e duket se kjo ka pasur një qëllim. Qytetarët janë dyndur nëpër dyqanet e Digjitalb për të blerë dekodera.

Këtë tregon edhe fotoja që është sjellë në redaksinë e SYRI.net me shënimin: Radha e njerëzve tek dyqani i digjitalb për të blerë pajisjen me pa televizor.