Robinho: Reali më shiti në Man City, ja inati që kishte me Chelsean...

Robinho ka zbuluar se kishte dashur të largohet nga Real Madridi për Chelsean, por ishte detyruar t’i bashkohej Manchester Cityt.

Braziliani ka shpjeguar sesi një mosmarrëveshje mes klubit madrilen dhe atij nga Londra kishte bërë që ai të përfundonte në Manchester City.

“Doja të shkoja në Chelsea, Scolari më tha se do ta bëja dallimin për ekipin e tij”, tha Robinho.

“Megjithatë, Real Madridit nuk i pëlqeu që Chelsea kishte nisur të shiste fanella me emrin tim para se marrëveshja të finalizohej”, tregoi ai.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja pse negociatat me Chelsean kishin dështuar.

“Jam i bindur se kjo ishte arsyeja pse negociatat me dështuan dhe kishte të bënte me krenarinë e Real Madridit”, përfundoi ai.