Prangoset në kufi trafikanti kosovar, ja me sa vjet burg është dënuar në Hungari

Një person, shtetas kosovar, i kërkuar nga Hungaria, është prangosur në pikën e kalimit kufitar, Qafë Prush.

Sipas burimeve të drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës, mësohet se, në SPKM Qafë Prush, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar N. H., vjeç 51, banues në Gjakovë, Kosovë. Arrestimi i tij u bë, pasi autoritetet gjyqësore të Budapestit, Hungari, e kanë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”, parashikuar nga Kodit Penal Hungarez.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 09. 09. 2018, në SPKM Qafë Prush, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar N. H., vjeç 51, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi autoritetet gjyqësore të Budapestit, Hungari, e kanë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”, parashikuar nga Kodit Penal Hungarez.