'Skandali i dënimit pa asnjë provë', Manjani sqaron historinë e Lazaratit

Ylli Manjani ka sqaruar në studion e SYRI.net se si qëndron e vërteta e historisë së të riut nga Lazarati që është dënuar me burg për jetë, pa asnjë provë.

Manjani përballë gazetarit Alen Xhelili është shprehur se ‘nuk mund të dënosh një adoleshent me burg për jetë pa faktuar asnjë provë’.

‘Është shqetësuese që hetimi i çdo krimi fillon e mbaron në polici. Përballë kësaj kam luftuar që Policia e Shtetit nuk ka punë me hetimin.

Ndiqeni rastin e Lazaratit, dhe nëse ka një akt ekspertimi që e provon këtë gjë, atëherë tërhiqem.

Por të fusësh njeri në burg për vrasje pa e provuar vrasjen është antidemokratike.

Nuk është kjo drejtësia që duam.

Drejtësi është ajo që të qepet pa zhurmë, hap pas hapi dhe që nuk të le të ngresh kokën.

Kur arreston dikë ja ke provuar krimin ose e ke kapur në flagrancë.

Por këtu të arrestojnë, të nxjerrin në lajme, ta bëjnë akuzën dhe të harrojnë në burg, pa të treguar asnjë provë. Gjykatësi nga ana tjetër ka frikë pasi nuk do të marrë kostot dhe kjo është e padrejtë’, është shprehur Ylli Manjani në studion e SYRI.net.