Fabregas pranë transferimit tek gjigantët nga Serie A

Milani po bën gati një ofertë për mesfushorin e Chelseas, Cesc Fabregas.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Rossonerët janë të vendosur për të nënshkruar me spanjollin.

Nuk është hera e parë që ai pëlqehet nga Milani, por tashmë ka elemente që e bëjnë këtë transferim edhe më të mundshëm.

Futbollisti 31-vjeçar nuk është më i pëlqyeri nga “Blutë” dhe ai mund të largohet si agjent i lirë në fund të sezonit dhe Blutë janë të interesuar të përfitojnë prej tij në janar.

Maurizio Sarri nuk e pëlqen lojtarin dhe paraqitja e vetme e tij ishte në Superkupë ndaj Manchester Cityt.

Do të ishte përvojë e re për Fabregasin në Serie A, pasi ai ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe Arsenalin para se të kalonte në Stamford Bridge në vitin 2014.