Manjani në SYRI.net: Edi Rama nuk e do vettingun, me të në pushtet nuk bëhet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ftuari i sotëm në studion e lajmeve të SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Manjani është shprehur se me Edi Ramën nuk bëhet vetting.

Ai është përgjigjur se beson se ka njeri kundër vettingun, por duhet tjetër sistem e tjetër qeveri.

‘Nuk jam kundër vetingut në politikë, dhe besoj nuk ka njeri që të jetë kundër. Ka politikanë që kanë tejkaluar çdo lloj gjëje. Gjithë diskutimi është si duhet bërë.

Në një shoqëri me shtet, shteti është rregullatori. Nuk mund të këtë shtet mbi shtetin apo që pushteti politik të vendoset mbi shtetin.

Pushteti ka në dorë çdo gjë sot. Ky nuk është shtet, është pushtet. Për fatin tonë te keq kjo është Shqipëria sot.

Ajo që duhet të kemi parasysh, është si ta bëjmë vetingun. Mbështet idenë e shtetit të fortë që sidomos kufizon pushtetin. Nëse nuk e arrijmë këtë standard, çdo gjë është muhabet kot.

Kjo që po bëjnë me gjykatësit nuk është veting, por është poshtërsi.  Nëse shteti do bëhet jo politik, vetingu është i bërë. Duhet të kthehet sistemi demokratik, sepse ka ikur në drejtim të paditur.

Por me Edi Ramën kjo nuk bëhet. Ai e ka thënë vetë, që bashkëpunon me cdo të fortë, kriminel apo atë që ka lekë pasi mund ti sjellë votat. Ai është i sinqertë në këtë pikë’, është shprehur Ylli Manjani në studion e SYRI.net.