Bashkëshortja e Lorik Canës zbulon historinë e dashurisë: Ai hodhi hapin, unë i thashë të dua

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana prej vitesh është i martuar me arkitekten italiane, Monika. Pavarësisht se i përkasin kulturave të ndryshme Loriku dhe Monika kanë arritur të krijojnë një familje së bashku dhe të respektojnë çdo traditë.

Megjithatë duket se në fillimet e historisë së tyre të dashurisë kjo nuk ka qenë aspak e lehtë. Nga një pyetje drejtuar nga ndjekësit në ‘Instagram’, Monika ka treguar se sa shumë të dy kanë luftuar për dashurinë e tyre.

Ajo ka thënë se Loriku ka hedhur hapin i pari, ndërsa ajo i ka thënë e para “të dua”. Më pas partnerja e Canës ka dhënë dhe një këshillë shumë të vlefshme për të gjithë çiftet që vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme.

“Mos lejoni që diferencat kulturore, religjionet e ndryshme, gjuhët e ndryshme t’u pengojnë për personin që dashuroni…luftoni për dashurinë tuaj”, – ka shkruar Monika. Kjo tregon dhe njëherë se dashuria triumfon mbi çdo gjë tjetër.