Zbulohen ndryshimet në formacionin e Kosovës kundër Ishujt Faroe

Sot në orën 20:45 Kosova do të përballet me Ishujt Faroe në ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të jetë e para për Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Challandes duket se në dallim nga ndeshja ndaj Azerbajxhanit, sot ka vendosur për disa ndryshime.

Janë Nuhiu dhe Rashica që pritet të startojnë për “Dardanët”, lajm ky nga një burim i pakonfirmuar.