Vrasja e fëmijës në Vlorë, policia: Po luante me pistoletë, dyshime se ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fitore të Vlorës.
Një fëmijë ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë.
Sipas policisë, dyshimet e para janë që 13-vjeçari me inicialet M. A., të jetë vetëqëlluar në mënyrë aksidentale me një pistoletë.
Kanë nisur hetimet për ngjarjen:
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M. A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.