Vritet një fëmijë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Një fëmijë është qëlluar me armë, duke mbetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.

Fëmija është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda brenda ambienteve të shtëpisë.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk dihet nëse është ngjarje e qëllimshme apo aksidentale.