David Beckham fotografohet në shoqërinë e një femre tjetër, çfarë po ndodh mes tij dhe Victorias?

Kemi dëgjuar për një divorc midis David Beckham dhe Victorias, por lajmi u mohua shumë shpejt nga dalje e tyre në kopertinën e revistës “VOGUE” së bashku me fëmijët.

Por disa ditë më parë David Beckham na tregoi se ai ende ka efektin e tij tek gratë. Ylli i futbollit ka qënë në Miami (Florida) për të zbuluar emrin e ekipit të tij të ri të Major League Soccer, Inter Miami.

Por pas punëve, Davidi mori disa kohë për t’u çlodhur në pishinë, duke treguar tatuazhet e tij të famshme ndërsa pinte koktejle.

Në kohën që ka qenë duke marrë rreze David është fotografuar më një brune misterioze të veshur më një fustan të kuq me lule. Atë kanë diskutuar rreth diçkaje në telefonin e saj.

Këto fotografi vijnë menjëherë, pasi Victoria Beckham ka folur rreth thashethemeve të divorcit, duke thënë: “Mediat kanë 20 vjet që flasin për marrëdhënien dhe lajmet e fundit janë pa sens. David dhe unë kemi treguar që jemi po aq të fortë si të ndarë dhe të bashkuar.”

David dhe Victoria janë martuar në 1999 dhe vazhdojnë dhe sot të kenë po të njëjtën lidhje po aq të fortë si në fillim.