Prokuroria urdhëron arrestimin e 4 policëve për sulmin ndaj gazetarit

Një prokuror i Selanikut urdhëroi arrestimin të hënën të tre policëve dhe komandantit të tyre pas një sulmi kundër një gazetari gjatë protestës kundër marrëveshjes së emrit të Prespes në Selanik të shtunën.
 
Gazetari Tassos Aslandis, i cili punon për uebsajtin e lajmeve lokale thestival.gr, ngriti një padi kundër policëve duke pretenduar se ai ishte sulmuar ndërsa mbulonte tubimin. Ai tha gjithashtu se të njëjtët të dyshuar hodhën abuzime raciste kundër demonstruesve.


 Të dyshuarit akuzohen për sjellje të keqe, abuzime verbale me karakteristika raciste dhe dëmtime trupore të rrezikshme.
 Policët që morën pjesë në këto trazirav kishin ardhur në Selanik nga Athina, si pjesë e masave të gjera të sigurisë të vendosura për Panairin ndërkombëtar të Selanikut.
 
Aslanidis paraqiti materiale audiovizuale për të mbështetur pretendimet e tij.