FOTO/ Anija më e sofistikuar amerikane, ankorohet përballë Selanikut, motivi ...

USS Mount Whitney, anija e Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara, ka lundruar sot në Selanik për Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë, ku Shtetet e Bashkuara janë i ftuari i nderit.
 
Kjo anije raportohet të jetë si më e sofistikuara e prodhuar ndonjëherë, në komandë, kontroll, komunikim, kompjuterizim dhe spiunazh (C4I).
 
Mount Whitney përfshin elemente të ndryshme të pajisjeve C4I më të përparuara.
 
Ajo është gjithashtu anije komanduese dhe e kontrollit për Komandën e Përbashkët Komanduese të Lisbonës dhe Anija komanduese e Forcave Sulmuese të NATO-s. Përgatiti SYRI.net