Kontratë e re për kombëtaren e Gjermanisë

Djemtë e Joachim Low dhe stafi teknik do të vazhdojnë të vishen me tre vijat e famshme teksa Federata Gjermane e Futbollit ka rinovuar kontratën me Adidas deri më 2026.

Kontrata e ish-kampionëve të Botës është zgjatur me katër vite të tjera.

Këtë e ka konfirmuar kompania e dytë më e madhe sportive dhe Federata Gjermane ditën e sotme.

Adidas vesh të gjitha përfaqësueset DFB dhe si shpërblim mund të bëjë mjaftueshëm reklama me lojtarët e lojtarëve të përfaqësuese si dhe të shesë fanellat zyrtare.

Nuk është konfirmuar shifra e marrëveshjes. Partneriteti ka më shumë se 60 vite që ekziston.

“DFB dhe Adidas duhet të mbeten gjithmonë të bashkuar. Kemi një partneritet shumëvjeçar, prandaj është kaq e rëndësishme”, shprehet një nga drejtuesit e Adidas, Kasper Rorsted.