Martesa e Ferragnez,kushtoi një milion euro.Por sa fitoi çifti nga kjo martesë?

Janë me të vërtetë shifra marramëndëse përsa i përket martesës  të Chaiara Ferragni dhe Fedez.

Në emisionin' Mattino Cinque' bënë dy llogari të vogla dhe doli në pah që martesa më e ndjekur e vitit  u kushtoi çiftit një milion euro, por që nxorri fitim gati  njëzet milion euro.

Kjo falë dhjetra reklamave dhe publikut mjaft të madh që ndoqi eventin që u zhvillua me 1 shtator në Noto në provincen e Sirakuzës.

Të dy në fakt kanë rreth 21 milionë ndjekës së bashku dhe transmetimet live në Instagram gjatë dasmës kapen maksimumin e 3.5 milone shikimeve ne momentin e premtimeve që u shqiptuan nga Fedez.

Në total  videot e postuara nga çifti më "social" në Itali, u panë nga më tepër se 15 milione persona.