Tritol në banesë, flet kreu i OSHEE: Isha me vajzat e mitura, babai ndjeu erën e …

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e Besnik Mashës, drejtor i OSHEE-së për Fushë Krujën duke shkaktuar dëme të mëdha, kryesisht materiale.

Besnik Masha u shpreh se nuk ka asnjë konflikt me askënd si për shkak të detyrës apo rrethana të tjera.


“Jam i shokuar nga ngjarja e mbrëmshme, pasi kam qenë aty brenda me dy fëmijët e mi të mitur, vajzën 10 muajshe dhe tjetrën 3 vjeçe. Kam 4 vjet në këtë detyrë dhe skam patur një problem me një njeri, unë dal orë pa orë në punë dhe nuk i jam ruajtur njeriu”.

Drejtori i OSHEE-së, Masha ka treguar për Fax News se ka qenë i ati i cili ka ndjerë aromën e fitilit të barutit: “Ai doli të shohë jashtë banesës, e ka ruajtur vetëm fakti që në momentin e shpërthimit ishte para makinës dhe shpërthimi ka qenë pas saj.

Kërkoj zbardhjen e ngjarjes dhe autorët të vihen para drejtësisë. Si kam bërë keq askujt.”, ka deklaruar Masha.