Aktori i portokallisë : 'Ngatërrova gruan në martenitet'

Aktori i njohur i portokallisë ,Marin Orhanasi në prill të këtij viti u bë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë djalin e dytë, të cilit i vëndosën emrin Ueis.

I ftuar në emisionin ‘Reze dielli’, Marini tregoi momente të bukura kur ishte në prijte të djalit.

Ai u shpreh:’ Ndodhin shumë lindje në të njejtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat.Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja.Ndërkohë që sipas shkallës së vështirsisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.Nusen time e nisen për në sallën e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr zotit.Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te dyta dhe i thashë : ‘ Jepi forca pra, kur më ngriti kokën një vajzë tjetër’.I pari qe mori djalin në krah isha unë sepse arrita fiks në momentin që sapo doli dhe ja çova gruas. Ishte shumë e bukur ndjesia të ishe në sallën e lindjes, më e bukura.Të shohësh aq njërëz që lëvizin për një qenie aq të vogëlm të mrekullueshme’ u shpreh Marini.