Ekzekutimi i 43-vjeçarit në Memaliaj, gjykata jep masën për dy të ndaluarit

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për dy të ndaluarit për vrasjen e 43-vjeçarit Alket Muho i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në fashtin Rabie.

Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë si dhe Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë, babë dhe birë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, disa ditë më parë rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M.