VIDEO/ Mbrojtësi i Liverpoolit jep leksion si ndalet Mbappe

Ky moment i holandezit Virgil van Dijk në përballje një me një me Kylian Mbappe, tregon aftësitë e tij të jashtëzakonshme në mbrojtje.

Franca dje u përball me Holandën në kuadër të Ligës së Kombeve, ku gjelat mposhtën tulipanët me rezultat 2-1.

Pavarësisht humbjes, holandezët patën një paraqitje të shkëlqyer. Madje, një moment mbrojtësi holandez Van Dijk i ka lënë të gjithë të mahnitur.

Shtatlarti i Liverpoolit u ka dhënë mësim të gjithë mbrojtësve të tjerë, duke iu treguar se si ndalet Mbappe në përballje një me një.