Kotzias e quan `punë të kopsitur`, çështjen e kufjve detarë me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar nga Norvegjia ku po zhvillon një vizitë, se së shpejti do të mbyllet negociatat me Shqipërinë dhe specifikisht ato për kufijtë e rinj detarë.

Një ditë më parë kryeministri Aleksis Cipras ka konfirmuar se qeveria e tij ka marrë çfarë ka dashur nga Shqipëria në kuadër të një marrëveshje të re mes dy vendeve dhe pret vetëm që pala jonë tu përmbahet angazhimeve.

"Negociatat po vijojnë në nivel ministrish dhe ecuria e tyre është e mirë. Sigurisht që është bërë e qartë se Greqia do të  mbështetesë kapitujt e hapjes së negociateve për anëtarësim vetëm nëse vendi ynë fqinj do të përmbushë angazhimet e marra", tha Cipras për gazetarët.
Këto angazhime të qeverisë shqiptare ai i “përktheu” me kufijtë detarë, tekstet shkollore,  varrezat ushtarëve greke në Shqipëri, por edhe  duke theksuar si shumë të rëndësishme reformat në lidhje me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Ndërsa  i pyetur për çështjen çame ai tha se 
"Disa këmbëngulin në futjen e kësaj teme nga dritarja. Por kjo çështje nuk ekziston".

  Kryeministri grek vuri në dukje se Greqia është duke lëvizur me një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve dhe se nuk do të bëjë lëshime ndaj Shqipërisë në linjat kryesore kombëtare.