Perez ‘zgjedh’ presidentin e ardhshëm të Real Madridit, emri surprizë

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka bërë një deklaratë të bujshme e cila ka ngjallur shumë interes në Spanjë.

Të gjithë e dinë se tenisti spanjoll Rafael Nadal është i preferuari i Florentino Perezit dhe ai është bërë ambasador i klubit që në mars të vitit 2011.

Perez ka fjalët më të mira për Nadal. Ai shprehet se së shpejti tenisti mund të jetë presidenti i duhur për klubin madrilen.

“Nadal do të ishte një president i shkëlqyer për Real Madridin”, ka thënë Florentino Perez.

Ndërsa nga ana tjetër tenisti shprehet: “Ne jemi duke shkuar mirë një herë për njëherë, dhe nuk mendoj se Reali ka nevojë për mua, mirëpo kurrë nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”.