Këngëtari tregon se nga kush e ka trashëguar zërin: ‘Gjyshja ime ka punuar si vajtuese...

Këngëtari dhe kantautori shqiptar Eugent Bushpepa , i fokusuar kryesisht në muzikën rrok është i njohur për spektrin e tij  të gjërë vokal dhe notat e larta dhe të fuqishme.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ ka zgjedhur të tregoj një detaj shumë interesant për familjen e tij.

Nëse keni vrarë mendjen nga e ka të trashëguar talentin, Eugenti ka zbuluar gjithçka sot.: 'Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjaj',- tregoi Eugenti.

Ndërsa kur vjen puna te projektet muzikore, këngëtari zbuloi se në dhjetor do publikojë një këngë të re, pasi jeta e natës kohët e fundit i merr shumë kohë dhe e ka larguar nga studio