VIDEO/ Kuqezinjtë seancë shkrythëse para Skocisë, Panucci i jep udhëzime Xhakës

Shqipëria do të përballet sot në stadiumin “Hampden Park”, me vendasit e Skocisë në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për këtë ndeshjes trajneri Christian Panucci është shprehur se në fushë skuadra do të futet vetëm për të marrë tre pikët.

Dhe për të arritur këtë objektiv skuadra ka filluar menjëherë stërvitjen sot në Skoci.

Lojtarët bëjnë disa ushtrime të lehta dhe vrapime, ndërsa në videon e mëposhtme Panucci duket teksa i jep shpjegime ndoshta taktike Taulant Xhakës në lidhje se si do të luajë sot.