Trafiku i drogës, arrestohen shqiptarët, aksion policor në tre shtete, detajet. Emrat

Njëzet persona, mes tyre shqiptarë, raportohet se janë arrestuar gjatë një aksion të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri.

Guardia di Finanza di Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trentos me kërkesë të Prokurorisë. 16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion.

Hetimet filluan në janar 2016 pas një konfiskimi të një sasie prej 93.1 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Vipiteno-s në kufi me Austrinë. Pas këtij aksioni, hetimet morën një shtrirje ndërkombëtare teksa autoritete ligjzbatuese italiane bashkëpunuan me ato gjermane, belge shqiptare e malazeze.

16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Bressanone, Laives, Chiusa, Treviso, Opera e Manerba. Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos.

3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë

1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.

Njeri nga grupet përbëhej nga 13 anëtarë

- Florjan Musaj

. Eduart Gona

- Artur Muca

- Eljon Baruti

- Keti Shani

- Klevin Kodra

- Artan Sokola

- Shafique Mohammad Amar

- Rajmond Prenga

- Ben Jale AZiza Omar

- Erion Alla

-Halil Alla

Grupi tjeter përbëhej nga 7 anëtarë

- Vaskë Xherahu

- Hamit Bushi

- Arben Lleshi

- Odeon Proko

- Blerina Cela

- Manfred Hophensberger

- Qerim Lumi

Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë , Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.