FOTO/ Pasojat e eksplozivit në shtëpinë e shefit të OSHEE në Fushë Krujë, i ati tregon tmerrin

Këto janë pasojat e shpërthimit të tritolit në shtëpinë e shefit të OSHEE-së në Fushë Krujë, B. Masha. Babai i tij, Xhavit Masha tha se janë shkaktuar dëme të shumta si në shtëpi dhe në makinën që ndodhej në oborr. "Shpërthimi na trembi pa masë, jemi të tmerruar, - tha ai. - Ishte shumë i fuqishëm dhe dyshoj se ka lidhje me detyrën e djalit".

Policia nga ana e saj njoftoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 3:00, pasi ishte hedhur lëndë plasëse brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë,  banues në lagjen "Pengile" Krujë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.