FOTO/ Modelja me njolla në lëkurë tani ëngjëll i Victoria’s Secret
Modelja 24 vjeçare kanadeze Winnie Harlow me të vërtetë po arrin të bëjë ndryshim në botën e modelingut.
Modelja ka një gjendje të veçantë të lëkurës.
Sëmundja nga e cila vuan modelja njihet me emrin vitiligo, që shkakton humbje të ngjyrës së lëkurë.
Winnie Harlow ka jetuar duke e fshehur këtë ‘fenomen’ të saj, po më pas ka marrë guximin të shfaqet e tëra origjinale.
Winnie ka vendosur të marrë pjesë në garën e America’s Next Top Model, ku ka marrë vëmendjen e publikut e shumë agjencive të modelimit.
Winnie ka vendosur t’i tregojë botës se të jesh ndryshe nuk ke pse të fshihesh.
Ajo është përzgjedhur të parakalojë në sfilatën e madhe të Victoria’s Secret si një nga engjëjt e firmës së të brendshmeve, që do të mbahet në Nëntor.
Me anë të një postimi shumë prekës në Instagram, Winnie ka falënderuar të gjithë ata që e kanë shtyrë e i kanë dhënë vetëbesim, e sidomos fansat e përkrahësit e saj.