VIDEO/ Në SHBA bien dollarë nga ‘qielli’, tifozët sulen për të mbushur xhepat

Futbolli prodhon gjithmonë momente të çuditshme dhe të pazakonta.

Në SHBA gjatë një ndeshje të Ligës Amerikane të Futbollit (MLS) midis Las Vegas FC dhe LA Galaxy II në momentin e pushimit të ndeshjes një helikopter ndaloi në mes të fushës dhe filloi të hidhte dollarë drejt tifozëve që filluan të hidheshin për t’i marrë.

Në video duket qartë se si nga helikopteri hidhet një shumë e konsiderueshme dollarësh, teksa tifozët futen në fushë dhe vrapojnë t’i kapin e të mbushin xhepat.