VIDEO/ Portieri kërcen dhe kap më këmbë traversën

Franca dhe Holanda u përballën ditën e djeshme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Deschamps e dominoi në të gjitha aspektet kundërshtarin, pavarësisht rezultatit të ngushtë 2-1 në fund të takimit.

Në këtë ndeshje ka tërhequr vëmendjen edhe një veprim akrobatik i portierit francez Areola.

Ekipet sapo ishin futur fushë pas 15 minutave pushim dhe Areola kur shkon në portë kërcen fuqishëm dhe kap traversën e portës së tij me këmbë.