Skoci-Shqipëri, kompanitë e basteve publikojnë koeficentët. Ja kush është favoriti

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje në orën 20:45 sfidën e dytë në grup për Ligën e Kombeve në transfertë ndaj Skocisë, shkruan Syri.net.

Sipas kompanive të basteve, skocezët janë favoritë ndaj kuqezinjve për të triumfuar në “Hampden Park” të Glasgout.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni kuotat që kanë publikuar për këtë sfidë disa prej kompanive më prestigjioze ndërkombëtare të basteve.