Kuqezinjtë me 2 emra të rinj për miqësoren me Italinë

Pas ndeshjes për kualifikueset e Kampionatit Europian, përfaqësuesja e Shpresave do të përballet të martën me U-21 e Italisë.

Prej tre ditësh ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi ndodhet në Itali, ku po përgatitet ndeshjen miqësore kundër Shpresave të vendit fqinj.

Ashtu si kombëtarja jonë, edhe Italia vjen në këtë përballje pas një humbje me rezultatin 3-0 ndaj Sllovakisë.

Ndërkohë për përfaqësuesen tonë kjo do të jetë një sfidë testuese, ndërkohë trajneri Alban Bushi ka thirrur dhe dy futbollistë të rinj për këtë sfidë.

Ata janë Kastrijot Ndau në pozicionin e mesfushorit, që luan për Zyrihun dhe sulmuesi Albion Ademi që luan për Inter Turku.