Rilindja refuzon zyrtarisht Vettingun ndaj krimit në qeveri dhe politikë!

Pak ditë më parë kreu i Partisë Demokratike “i hodhi dorashkën” Edi Ramës dhe Rilindjes dhe shpalli nismën ligjore për Vetting në qeveri dhe politikë. Kjo lëvizje e kapi në befasi Edi Ramën i cili foli plot nervozizëm për këtë temë në Asamblenë e PS-së.

Por ditën e sotme ka ardhur edhe qëndrimi zyrtar nga “Rilndja”, e cila ashtu siç pritej dhe ishte paralajmëruar është kundër pastrimit të krimit në qeveri dhe politikë.

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla,  është  deklaruar se gjatë një mbledhje të deputetëve të PS-së, se propozimi i Bashës për Vetting në politike është i dështuar dhe thjesht propagandë politike.

Balla është shprehur gjithashtu se kontrollin e politikanëve e garantojnë më së miri organet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, si BKH dhe SPAK.

Tre janë hapat që parashikon procedura parlamentare të cilën tashmë PS-ja nuk e pranon;

Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 Shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 Shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit.

Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 Shtator. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët.

Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit.

Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje, do t’u jepte mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 Tetor 2018 të shihej hapi i pare i fillimit të vettingut në politikë.