VIDEO/ Kuqezinjtë njihen me terrenin e ‘Hampden Park’, shi në Glasgou

Shqipëria do të ndeshet sot në mbrëmje me skuadrën e Skocisë në Glasgou, e cila është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Christian Panucci duket se do të hyjë vetëm me një objektiv në fushë; fitoren!.

Këtë e ka shprehur edhe vetë trajneri italian në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Por duket se edhe fokusi i FSHF-së është vetëm te fitorja e kuqezinjve dhe vetë faqja zyrtare e Federatës në “Facebook” ka postuar momente nga stadiumi “Hampden Park” ku ndodhen lojtarët kuqezinjtë duke vëzhguar stadiumin dhe fushën ku do të luajnë.

Siç duket në videon e mëposhtme, në kryeqytetin skocez bien reshje shiu.