FOTO/ Këngëtarja Rona Nishliu mbas ceremonisë sekrete, nis muajin e mjaltit

Ditën e djeshme, këngëtarja Rona Nishliu e cila njihet si zëri më i fuqishëm në trojet shqiptare edhe më gjerë i ka dhënë fund beqarisë. 

Pas dasmës së organizuar në fshehtësi të plotë, Rona Nishliu dhe bashkëshorti i saj, Floris kanë nisur muajin e mjaltit.

Këngëtarja ka publikuar disa foto nga Isola Bella, Itali.

Ishulli në fjalë është një pikë turistike mjaft e veçantë. Me një arkitekturë mbresëlënëse dhe pamje fantastike, ky vend konsiderohet si një parajsë në tokë.